
Tashmë nuk ka më dyshime, Arisi e ka konfirmuar mbrojtësin e Shqipërisë, Mërgim Mavrajn për ndeshjet që do të zhvillohet ndaj PAOK-ut.
Flitet për një takim derbi, pavarësisht se luhet në Kupë dhe jo në kampionat. Selaniku do të ndizet, ndërsa PAOK dhe Arisi, do të vendosin se kush do të mbretërojë në këtë qytet, të paktën për një mbrëmje.
Trajneri Errera e ka vendosur, madje edhe duke tepruar disi. Mërgim Mavraj do të bëj debutimin e tij me skuadrën e re në këtë ndeshje, por nuk do të jetë i vetmi i ri i përfshirë nga Arisi. Këta të fundit, priten të luajnë me 3 deri në 5 futbollistë të rinj, që më parë nuk janë preferuar nga ana e trajnerit. /Shqipëria.ch/