You are here
Home > Kryefaqja > Denoncimi i “Shqiperia.ch’’ për fenomenin e çuditshëm me biletat, Feronikeli reagon për Milanin

Denoncimi i “Shqiperia.ch’’ për fenomenin e çuditshëm me biletat, Feronikeli reagon për Milanin

‘’Shqiperia.ch” ka publikuar një artikull ku denonconte padrejtësinë e ndodhur me biletat për takimin mes Feronikelit dhe Milanit që luhet në 10 gusht. Historia daton që me daljen në treg të tyre, atje ku çmimet e tejkalonin normën e pagesave që marrin shqiptarët dhe nuk e lejonin mundësinë që një tifoz i thjeshtë, të ndiqte më nga afër përballjen.

Pasi kaluan disa ditë nga dalja e biletave në treg, ndërsa u shitën vetëm 4.000 prej tyre, erdhi dhe lajmi se çmimet ishin përgjysmuar. Në dukje gjithçka ishte në rrugën e duhur me vendimin e ri, por që hapte edhe diskutime të tjera.

Fillimisht nuk para ndodh të shohim që biletat të ndryshojnë në mënyrë të tillë brenda një kohe të shkurtër, duke u bërë e qartë qëllimi i përfitimit. Për më tepër, tifozët që i kishin blerë ato 4.000 bileta e kishin marrë me dyfishin e çmimit, krahasuar me çmimet aktuale. Asnjë njoftim nuk erdhi mbi këtë problem dhe mbas artikullit të “Shqiperia.ch” vjen njoftimi se personat që e kanë blerë biletën përpara vendimit të ri, do të rimbursohen. /Shqiperia.ch/

 

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top