You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Dëmtohet talenti më i mirë shqiptar, ankth përpara ndeshjeve të “Ligës së Kombeve”

Dëmtohet talenti më i mirë shqiptar, ankth përpara ndeshjeve të “Ligës së Kombeve”

Arbër Zeneli është padyshim talenti shqiptar më i mirë në qarkullim. Flasim për ata futbollistë që janë të padiskutueshëm me aftësitë e tyre dhe janë të gatshëm për të bërë gjithmonë diferencën, të vetëm.

Shqipëria nuk ka shumë të tillë, prandaj Zeneli merr rëndësi të dyfishtë. Megjithatë futbollisti është konsumuar disi, pasi ka luajtur të gjitha takimet me skuadrën e tij të Herenvenit. Sipas asaj që raportohen nga ana e klubit, Zeneli ka pësuar një dëmtim dhe nuk është grumbulluar me skuadrën për ndeshjet e tetorit që do të zhvillojë Kosova në “Ligën e Kombeve”.

Një lajm aspak pozitiv për “dardanët”, teksa ndeshjet e radhës në këtë format të ri, po afrojnë gjithmonë e më shumë. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top