Trajneri i Skocisë thirri të dielën në ekip mesfushorin Ryan Jack, por ky i fundit u largua sërish këtë të martë. Një dëmtim në gju e detyroi 26 vjeçarin të rikthehet tek Rangers, aty ku Gerrard e pret me telekomandën e TV në dorë. Për fat të keq mesfushori nuk u lejua nga mjekët e kombëtares pasi lëndimi në gju ishte serioz.
Sipas asaj çfarë raporton “32Red”, Jack ka humbur përfundimisht duelin me shokun e tij të skuadrës Eros Grezda. Në ndeshjen në Gllasgou, Grezda ishte i dëmtuar dhe sapo kishte mbërritur tek skuadra e Rangers, ndonëse as Ryan Jack nuk u aktivizua në atë takim. Në mundësinë e vetme që dy shokët e skuadrës kishin për të qenë përballë njeri-tjetrit, këtë herë është mesfushori skocez i cili dëmtohet./Shqiperia.ch/