
Sa shumë kohë për të parë Berat Gjimshitin që të rikthehet për të luajtur te Atalanta. Askush nuk e priste kaq gjatë, duke parë që ky u futbollist u projektua për t’u aktivizuar si titullar në takimet e para të klubit nga Bergamo.
Në ndeshjet e fundit futbollisti i Shqipërisë nuk ka lëvizur nga stoli, por një gjë e tillë mund të ndodhi në takimin e radhës të Atalantës, atë ndaj Fiorentinës që konsiderohet edhe si një sfidë delikate. Dëmtimi i Masiello te Atalanta, ka bërë që në qendër të mbrojtjes të hapet një vend i lirë.
Atje ka një balotazh mes dy mbrojtsave të rinjë dhe që premtojnë për të ardhmen, Gjimshiti nga njëri krah dhe Mancini nga tjetri. Megjithatë duke u bazuar në mediat italiane, futbollisti i Shqipërisë është më i avantazhuar në këtë duel dhe mund ta shohim titullar në takimin e radhës. /Shqipëria.ch/