
Stafi mjekësor i klubit të Panathinaikos-it konfirmoi ditën e djeshme dëmtimin e Ergys Kaçes. Lojtari shqiptar kishte lëndim tek këmba e tij e majtë, e cila u agravua dhe më shumë javën e shkuar, në sfidën kundër Levadiakos.
Ergys Kaçe ka filluar një fazë fizoterapie intensive, që do të qëndojë jashtë fushës për një javë. Ai gjithashtu do të mungojë tek ndeshjet me Pas Janinën me 29 shtator në Oaka dhe duke parë rikuperimin e tij, mjekët thonë se do të jetë i gatshëm për ekipin e Panathinajkos në ndeshjen kundër Panetoliko, në 2 tetor të vlefshme për kupë.
Pnathinajkosi gjendet në vendin e gjatë, ku në katër ndeshje ka katër fitore, por e ka filluar kampionatin grek me një dënim prej minus 6 pikëve. Ekipi ku luan legjionari ynë, Ergys Kaçe, është ekipi pretendet për të dalë kampionë në ligën e parë greke. /Shqipëria.ch/