
Thomas Strakosha e ka mbajtur të paprekur portën në derbin ndaj Romës, por duke përfunduar në infermieri. Një lëndim në shpatull i ka kushtuar shumë portierit shqiptar, që pritet të mungojë ndaj Fiorentinës.
Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, Strakosha do të mungojë rreth 10 ditë pas dëmtimit të pësuar. Pra, nuk ka vend te Kombëtarja për ankth sa i përket grumbullimit të rradhës. Portieri i Lacios do të jetë i gatshëm për Panuçin, për ta ndihmuar në misionin e kualifikimit të Europianit. /Shqiperia.ch/