You are here
Home > Kombëtarja > Dëmtimi dhe nuk rrezikoi për Kombëtaren, “Shqiperia.ch” mëson gjendjen e Ismajlit

Dëmtimi dhe nuk rrezikoi për Kombëtaren, “Shqiperia.ch” mëson gjendjen e Ismajlit

Ardian Ismajli ka munguar në ndeshjen e sotme, atje ku Hajduku i Splitit ka fituar me rezultatin 1-3 ndaj Zapresiç. Padyshim që flasim për futbollistin shqiptar më në formë të momentit, pasi Ismajli ka treguar gjithmonë formën më të mirë te ekipi kroat.

Por këtë herë lojtari shqiptar ka munguar, duke mos qënë i pranishëm as në stol te Hajduku. “Shqiperia.ch” ka mësuar gjendjen e Ismajlit, e cila duket të jetë vetëm kalimtare. Pas një lëndimi të pësuar në takimin ndaj Goricas, mbrojtësi shqiptar zgjodhi të mos rrezikonte ndaj Zapresiç në transfertë.

Duke parë edhe ndeshjet e Kombëtares që afrojnë gjithmonë e më tepër, padyshim që një sforco e tillë mund të rezultonte edhe fatale për Ismajlin. Sipas të gjitha gjasave, ai mund të jetë gati që nga takimi i rradhës në kampionatin kroat. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top