You are here
Home > Kombëtarja > Dëmtimet/ Një tjetër braktis grumbullimin te Kombëtarja, vjen portieri i Shpresave

Dëmtimet/ Një tjetër braktis grumbullimin te Kombëtarja, vjen portieri i Shpresave

Portieri i kuqezinjve, Alban Hoxha, që luan me ekipin e Partizanit në kampionatin shqiptar, është tërhequr nga Kombetarja për shkak të problemeve fizike.

Gardiani Hoxha do të zvendësohet nga portieri që luan me Shqipërinë U21, Elhan Kastrati, pjesë e ekipit të Peskarës që zhvilloi një paraqitje të pëlqyeshme pak ditë më parë, kundër Spanjës U-21.

Ndonëse kapiteni i Partizanit ishte lojtari i vetëm  i grumbulluar nga “Superliga” tek kuqezinjtë, nuk mundi të jetë dot pjesë e tyre në sfidën e Izraelit. Për italianin Panuçi, nuk mund të quhet një shqetësim, pasi porta e Shqipërisë është në duart e sigurta me Strakoshën dhe Berishën.

Ajo çka u pa tjetër ishte se Panuçi preferoi qytetin e Durrësit për të kryer seancën e fundit stërvitore, përpara ndeshjes së ditës së nesërme në Ber Sheva kundër Izraelit, ndërsa nuk pritet të zhvillojë asnjë seancë para ndeshjen, në tokën e huaj. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top