Shumë dëmtime dhe mungesa te Verderi sa i përket të sotëm, pasi do të luajë në transfertë ndaj Augsburgut, por në këtë situatë që dukej se do të favorizonte Rashicën, ky i fundit nuk mund të buzëqesh.
Trajneri i ekipit të Verderit ka vendosur sërish që futbollisti shqiptar ta nisi takimin nga pankina, ashtu siç ka bërë gjithmonë në kohët e fundit. Megjithatë vëmendje e madhe do të jetë në këtë ndeshje, për të parë nëse do të ketë minuta për Rashicën dhe sesi do i shfrytëzojë futbollisti shqiptar ato. Në këtë moment, te tifozët e gjermanëve, talenti shqiptar hyn tek futbollistët më pak të pëlqyer, pas asaj performance të dobët ndaj Nurenbergut. /Shqipëria.ch/