You are here
Home > Kryefaqja > Del pa futur këmbët te Olimpiakosi, zbulohet ekipi i ri ku do të “degdiset” Durmishaj

Del pa futur këmbët te Olimpiakosi, zbulohet ekipi i ri ku do të “degdiset” Durmishaj

Fiorin Durmishaj ka bërë një bujë të madhe më shumë për faktin se la Shqipërinë gjatë kohëve të fundit, sesa për veprat e bëra në fushën e lojës. Që në muajin shkurt të këtij viti, ky sulmuesi e ka lënë futbollin e luajtur në një farë mënyre, për t’u kthyer vetëm në një personazh mediatik për çështjet që nuk lidheshin me nivelin e treguar gjatë 90 minutave.

Olimpiakosi e mori në merkaton e verës, por sulmuesi në fjalë nuk do të ketë mundësinë për të luajtur asnjë ndeshje në këtë kampionat me ekipin e njohur. Sipas asaj që raportojnë mediat greke, gjasat janë të mëdha për një huazim drejt Atromitos.

Madje këta të fundit po kërkonin edhe për transferimin përfundimtar të Durmishajt. Trajneri i Olimpiakosit nuk është bindur nga sulmuesi i Greqisë, ndërsa zgjodhi që ta linte edhe jashtë listës së Europës. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top