
Dëmtimi që mori Thomas Strakosha në kyçin e djathtë të këmbës dhe që i kushtoi Kombëtaren në kohët e fundit, ishte më serioz nga çfarë u mendua fillimisht. Madje u përfol edhe për një mungesë të gjatë të portierit shqiptar në fushën e blertë, që u përforcua edhe nga vetë fjalët e trajnerit Reja.
Megjithatë Strakosha e ka marrë veten nga dëmtimi, ndërsa është rikthyer më i fortë se më parë. “LaLaziosiamonoi” shkruan se guardian kuqezi po i ndez motorrët për një tjetër sezon të madh, në ritmin e “Hip-Hopit”. Nga Tupac te Eminemi, këto janë këngëtarët e preferuar të Strakoshës, që nuk ngurron të postoj edhe këngët e tyre në rrjetet sociale. Tashmë pritet që ky futbollist t’i bashkohet grumbullimit të Lacios në datën 8 korrik. /Shqiperia.ch/