Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, gjatë ditës së sotme e ka dekoruar legjendën e kombëtares shqiptare, Edvin Muratin, si “Mjeshtër i madh” për rolin e tij që ka pasur në përfaqësimin e shqiptarëve në Francë.
Këtu duhet të përmendim padyshim faktin që Murati ka mbajtur veshur edhe fanellën e një klubi si PSG në Francë, apo edhe Lilës. Por pavarësisht ndeshjeve të shumta që ka zhvilluar me Kombëtaren dhe në nivel klubesh, ky njeri do të mbahet mend për atë gol me kokë të shënuar në atë miqësore ndaj Greqisë, pasi këta të fundit vinin të kurorëzuar si fituesit e Europianit.
Një histori e mbyllur që aty, dekorimi nga shteti shqiptar është thjeshtë formal, Murati ka qenë prej kohësh “Mjeshtri i madh i Shqipërisë”. /Shqiperia.ch/