
Swansea ka arritur të fitojë me rezultatin 2-1 ndaj Sheffield Wensday në takimin e vlefshëm për “Championship”. Ajo që ishte disi e habitshme që në nisjen e takimit, ishte fakti që ylli shqiptar, Bersant Celina u la në stol nga ana e trajnerit Potter.
E habitshme pasi flasim për një futbollist me aftësi të mëdha e me potenical të tillë, ndërsa vlerat i ka treguar sa herë i është dhënë mundësia në fushë. Këtë herë ai u fut si zëvendësues në fushën e lojës dhe arriti të ndryshojë gjithë fatin e takimit. Në minutën e 72 Celina do të sillte baraspeshën, pas një aksioni të bukur të skuadrës së Swansea.
Vetëm një minutë më vonë, talenti shqiptar do të tregonte sërish të gjitha aftësitë e tij. Deh kundërshtarin në mesfushë me disa lëvizje, ndërsa jep një top të mrekullueshëm për shokun e ekipit, pas shpinës së lojtarëve të Shefildit. Në këtë mënyrë, në minutën e 73 do të vinte edhe goli i avantazhit për Swansea. /Shqiperia.ch/