You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Degradon çështja e biletave në Kosovë, Rashica nuk i beson syve: Hajde, hajde!

Degradon çështja e biletave në Kosovë, Rashica nuk i beson syve: Hajde, hajde!

Shitja e biletave për ndeshjen e Kosovës kundër  Maltës ka bërë bujë në të gjithë trevat shqiptare. Interesimi I tifozëve dardanas ka qënë shumë me i madh nga hapsirat që ka stadiumi “Fadil Vokrri”.

Ajo çka ka bërë përshtypje më shumë është se një numër i lartë i sportëdashësve kanë mbetur pa biletë, pasi këto të fundit janë shitur në harkun e 24 orëve. Bie në sy se disa prej biletave të kësaj ndeshje janë hedhur në tregun e zi. Milot Rashica është i pari lojtarë i cili është befasuar në lidhje me këtë gjë, teksa çmimet e biletetave kapin shifra të çmendura, shumë larg asaj reales.

Në profilin e tij të “Instagramit”, Rashica ka publikur një foto që biletat në ndeshje me Maltën edhe pse nga Federata e Futbollit të Kosovës është zyrtarizuar që janë shitur të gjitha, ato i gjen fare lehtë në internet nga faqe të ndryshme. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top