
Modelet e duhura në Shqipëri janë të pakëta, pasi vendi ynë prodhon me shumicë ato të gabuara. Janë të pakëta pasi në vendin tonë reklamohen shpeshherë ata njerëz, që pak vlera kanë dhe shumë investohen në ta. Por rasti i Myrto Uzunit, tregoi sesi një njeri mund t’ia dali në Shqipëri, pa pasur asnjë përkrahje të vetme, madje duke pasur shumë bërryla për ta penguar.
I gjithë rrugëtimi i futbollistit që siguroi edhe fanellën e Kombëtares, nuk ka nevojë për t’u përsëritur gjithmonë, kur mjafton të përmendim faktin që sot është lojtari më i mirë i Lokomotivës së Zagrebit. Ëndërrat gjithmonë mund të realizohen, nëse në to vendoset një dëshirë dhe përkushtim i madh, në disa raste edhe duke i sfiduar të gjithë. Kështu është shprehur edhe babai i lojtarit në fjalë, ku nëpërmjet një dedikimi prekës, “Shqiperia.ch” ka shkëputur disa prej fjalëve:
“Shumë ke vuajtur bab, pa krahë, pa njohjet e duhura, pa mbështetje, pa reklama në televizione, pa kompromise, ndoshta edhe mes shumë bërrylave. Madje shumë të kanë vonuar, me dashje ose jo, por t’i ia dole, i vetëm e pa përkrahje”. /Shqiperia.ch/