
Ndodhet në moment të vështirë, por kjo nuk do të thotë se Shqipëria nuk do të dalë nga kjo situatë e papërshtatshme ku gjendet aktualisht. Për t’ia dalë në këtë betejë, trajneri Panuçi i ka besuar edhe disa afrimeve të reja, teksa për herë të parë, janë thirrur në grupin e lojtarëve edhe talente si Kaja, Dërmaku, Uzuni dhe Vrioni.
Qëllimi i vetëm i Shqipërisë, është arritja e suksesit si në Europianin e shkuar, për të rikthyer besimin e munguar të tifozëve dhe për të dërguar flamurin shqiptar në majat më të larta. Një foto e publikuar nga ana e Andi Lilës në “Facebook”, tregohet bashkimi i “gardës së vjetër” të ndërthurur me dy debutuesit, Uzuni dhe Vrioni, por pa harruar edhe elementet e rinjë ku mbështet Kombëtarja, si Ndoji, Manaj dhe Strakosha. /Shqipëria.ch/