You are here
Home > Kombëtarja > Debuton në derbi dhe nuk thyhet, Tramezzani është model: Dua shpirtin në fushë!

Debuton në derbi dhe nuk thyhet, Tramezzani është model: Dua shpirtin në fushë!

Pavarësisht se debutoi në derbi dhe në një ndeshje që kishte pak kohë për ta përgatitur, Paolo Trammezani nuk u mposht në Qipro, në takimin ndaj Ael-it.

Tekniku italian, që ishte një prej arkitektëve kryesorë që dërgoi Shqipërinë në Europianin e Francës, tregoi menjëherë aftësitë dhe dorën e tij tek skuadra e Apoel-it. Risia nisi që nga stërvitja, teksa Tramezzani i thirri edhe të rinjtë që të stërviteshin në ekipin e parë, që grupi i lojtarëve të kishin një harmoni sa më të mirë.

Në përfundimin e ndeshjes ndaj Ael-it, italiani është shprehur se lojtarët e tij nuk ishin të lumtur pas 90 minutave, ndërsa thekson faktin se ata kanë luftuar për 90 minuta.

“Në dhomat e zhveshjes lojtarët nuk ishin të lumtur. Kjo sepse ndeshja ndaj Ael-it ishte shumë e rëndësishme për ne. Me historinë dhe fanellën që ky klub ka, ne duam të fitojmë në çdo takim. E rëndësishme është që skuadra të gjejë shpirtin në fushën e lojës. Unë pashë lojtarët e mi që luftonin për 90 minuta.

Duhet të besojmë më shumë te vetja jonë, pasi kemi edhe shumë ndeshja përpara, por mbi të gjitha një ëndërr për të realizuar. Tashmë na duhet vetëëm të gjejmë shpirtin në fushë dhe të luftojmë për çdo takim”, shprehet Tramezzani. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top