You are here
Home > Kombëtarja > Debutoi me Panuçin, mesfushori i Shqipërisë përfundon në Izrael

Debutoi me Panuçin, mesfushori i Shqipërisë përfundon në Izrael

Një hap mbrapa në karrierën e mesfushorit të Shqipërisë, Valon Ahmedi. Ky i fundit ishte pjesë e Mariborit në Slloveni, teksa në sezonin e shkuar luajti edhe në “Champions League” dhe paraqitjet e tij ishin nga më të vlerësuarat në ekipin slloven.

Tashmë është vetë futbollisti që zyrtarizon nëpërmjet “Instagramit” kalimin e tij në Izrael, me ekipin e Hapoel Kirjat Shmona. Ahmedi është grumbulluar disa ndeshje me ekipin kombëtar të Shqipërisë, duke e nisur që nga moshat tona, pasi ka qenë pjesë e U-19 dhe U-21. Debutimi i tij do të vinte përpara pak kohësh falë aktivizimit të Panuçit.

Një nga arsyet që e shtynë Ahmedin drejt Izraelit, ishte humbja e vendit të titullarit në kampionatin slloven. Futbollisti shqiptar nuk e ka përtypur mirë këtë vendim, duke zgjedhur të largohet nga skuadra e tij. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top