
Xhakomo Vrioni e ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën e re me Citadelën. Në miqësoren e luajtur ndaj Luparenses, që u fitua me rezultatin 2-4, shënuesi i parë do të ishte sulmuesi i Shqipërisë.
Sulmuesi kuqezi do të tundte rrjetën që në minutën e gjashtë, për të nisur festën si lojtari i Citadelës. Kartoni i këtij futbollisti zotërohet ende nga Sampdoria, por nga ekipi i Serisë A erdhi një tjetër huazim. Në sezonin e shkuar ishte pjesë e Venecias, ndërsa këtë herë Vrioni do të kërkojë që të lërë gjurmë në Serinë B, me objektivin kryesor që i ka vendosur vetes për t’iu bashkuar Shqipërisë A. /Shqiperia.ch/