You are here
Home > Futboll Bota > Debutimi fatlum i Vrionit! Talenti i Shqipërisë kualifikoi ekipin pas dramës në Kupën e Italisë

Debutimi fatlum i Vrionit! Talenti i Shqipërisë kualifikoi ekipin pas dramës në Kupën e Italisë

Xhakomo Vrioni ka debutuar zyrtarisht me skuadrën e re të Citadelës. Me ekipin e Serisë B do të jetë si huazim, pasi kartoni zotërohet nga ana e Sampdorias.

Talenti i Shqipërisë U-21 është aktivizuar në minutën e 84 në Kupën e Italisë, atje ku Citadela kaloi më tej falë ruletës ruse ndaj Karpit. Koha e rregullt përfundoi në shifrat 2-2, ndërsa 30 minutëshi i shtesës mjaftoi që të dyja ekipet të shënonin nga një gol.

Nëse flasim për fatin e takimit në ruletën ruse, është humbur vetëm penalltia e katërt nga Karpi. Presioni ishte i gjithi në këmbët e Vrionit, që ishte edhe ekzekutuesi i fundit, por arriti të dërgonte topin në rrjetë dhe Citadelën në turin tjetër të Kupës. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top