You are here
Home > Kombëtarja > Debutimet e Shqipërisë në listën e shtatorit, pritet një përgjigje dhe kalimi i Armando Brojës

Debutimet e Shqipërisë në listën e shtatorit, pritet një përgjigje dhe kalimi i Armando Brojës

Megjithëse jemi ende në qershor, ditët kalojnë dhe koha nuk është e largët kur Kombëtarja të marrë sërish vëmendjen e të gjithëve. Faktikisht “Shqiperia.ch” është gjithmonë në ndjekje të saj, në çdo ditë të vitit.

Në fundin e muajit gusht do të vijë edhe shpallja e listës së kuqezinjve, atje ku do të ketë disa risi nga ana e Rejës. Njëra prej tyre do të jetë afrimi i Taulant Seferit, lojtarit që e bëri kalimin te kampionët e Zvicrës, Young Boysi.

Huazimi te Winterthuri mbaroi dhe asgjë nuk e pengon më këtë lojtar, për të marrë ftesën e Rejës. Ekipi zviceran i ka besuar për sezonin e ardhshëm, ndërsa do të luajë edhe në “Champions League”, ndërsa Seferi e ka nisur me gol fazën përgatitore.

Për të vazhduar më tej Endri Çekiçi do të jetë një tjetër përforcim i ri. Faktikisht flasim për një tjetër sulmues që e meritoi edhe së fundmi ftesën e Kombëtares, por që u dënua nga koha e pakët që kishte në dizpozicion trajneri Reja.

Nga informacionet e siguruara nga “Shqiperia.ch”, trajneri italian nuk e ka parë asnjëherë nga afër në stadium Çekiçin, megjithëse këtë e bëri me disa lojtarë në Kroaci dhe Itali. Koha premton shumë në këto moment, që lojtari i Ljubjanës të jap kontributin e merituar për Kombëtaren.

Me vëmendje të madhe pritet edhe përgjigja e Florian Kamberit, me ekskluziven e “Shqiperia.ch” ku folëm për mëdyshjen e sulmuesit të Hibernianit që duhet të zgjedh mes Zvicrës dhe kuqezinjve. Ndërsa sa i përket lojtarit që fitoi menjëherë zemrën e tifozëve pas paraqitjeve me të rinjtë, Armando Broja, ftesa është ende larg përsa kohë ky sulmues nuk bën hapin e madh për kalimin te skuadra e parë e Chelseat, apo në një huazim tjetër ku të provohet në ekip të parë. /Klaudio Ndreca-Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top