
Eros Grezda është një nga talentet shqiptarë prej të cilit pritet më shumë në të ardhmen. Nënshkrimi i tij me Rangersin, tregoi se jemi duke folur për një futbollist me potencial të madh, të cilin Shqipëria ka fatin ta ketë në gjirin e saj.
Në ditën e sotme, Grezda ka dalë në konferencën për shtyp përkrah trajnerit Gerrard. Megjithëse pritej që mesfushori shqiptar të përfundonte në tribunë për ndeshjen e nesërme në kampionat ndaj Dunde, sipas të gjitha gjasave, atje do të jetë edhe debutimi i shqiptarit. Në vendin ku ra pikërisht Shqipëria përpara disa ditësh, pasi flitet për të njëjtin stadium ku luan edhe ekipi i Rangersit.
“Jam shumë i kënaqur që gjendem këtu. Stafi me të cilin jam duke punuar është shumë professional dhe unë po punoj mirë me ta.
Jam shumë i kënaqur që do të luaj me ekipin e Rangersit dhe futbollistët në këtë klub, po më ndihmojnë shumë në ditët e parë. Kam nevojë për këtë gjë, pasi është diferencë e madhe për mua të vijë nga ambient ku kam qenë në Skoci.
Unë nuk jam ende në formën time më të mirë, por po punoj shumë që të kthehem atje. Jam duke punuar shumë me stafin e skuadrës, që të përmirësohem akoma më shumë, për të qenë i gatshëm si zëvendësues ndaj Dundes në takimin e nesërm”, është shprehur Grezda. /Shqipëria.ch/