You are here
Home > Kombëtarja > Debati për Mërgim Mavraj, Panuçi: Çfarë problemi kam unë? Është faji i Greqisë që nuk di rregullat

Debati për Mërgim Mavraj, Panuçi: Çfarë problemi kam unë? Është faji i Greqisë që nuk di rregullat

Shqipëria do të luajë dy takimet në muajin nëntor, përkatësisht ndaj Skocisë dhe Uellsit. Në ditën e sotme , ka qenë në konferencën për shtyp Kristian Panuçi.

Tekniku italian ka folur për të gjitha çështjet e ekipit kombëtar, duke nisur nga humbja e kaluar ndaj Izraelit, kundërshtarët e radhës, por edhe zgjedhjet e vendimet e disa futbollistëve për përfaqësuesen që do të zgjedhin në të ardhmen.

“Sigurisht unë jam i lumtur për paraqitjen e lojtarëve të mi në këtë javë. Grezda ka arritur të shënojë dy gola dhe ka gjetur motivimin e duhur për ndeshjen e ardhshme. Gjithashtu edhe Ergys Kaçe ka shënuar në një ndeshje të rëndësishme.

Loret Sadikun unë e kam ftuar, më ka shkruar një mesazh dhe kam folur me të. Ai më tha se nuk ndihet në 100% të formës së tij dhe ka disa probleme, por ndihej i kënaqur me ftesën tonë. Unë i kisha konfirmuar që në fillim, se nëse nuk ishte në formën e tij më të mirë, atëherë nuk duhej të vinte. Padyshim që në planet e së ardhmes dhe unë thirra Kaçen në vendin e tij.

Me Skocinë ne e kemi merituar humbjen, por këtë herë gjërat do të ndryshojnë në shtëpi. Më vjen keq që ta them, por më duket sikur merrem me një grup lojtarësh që nuk dëgjojnë, sepse gjithmonë u them të njëjtat këshilla.

Ne kemi gjetur disa elemente të mirë, si Uzuni dhe Grezda. Skocia ka disa mungesa të rëndësishme, madje edhe kapitenin. Por edhe ne kemi disa mungesa të rëndësishme për shkak të skualifikimit, siç janë Basha dhe Hysaj.

Duke ndjekur minutazhin e lojtarëve, Kaçe nuk ka qenë i aktivizuar në takimet e Panathinaikosit. Për këtë arsye është konsideruar si i tepërt fillimisht dhe u morr më vonë në listë. Në këtë mënyrë ftuam edhe Kajën në takimet e fundit, por nuk luan në ekipin e tij dhe e lamë jashtë më pas.

Nëse do të humbim ndaj Skocisë, atëherë bëhet më e vështirë për të gjithë dhe kjo është mëse e qartë. Duhet të shohim, e të mos bëjmë dhurata si në takimet e fundit ndaj Skocisë me ndeshjen e parë, apo Izraelit.

Në miqësoret me Ukrainën apo edhe Kosovën, kishim mungesa prej 12 lojtarësh. Historia ndryshon në takimet e marsit, atje ku do të na rikuperohen shumë lojtarë dhe ne do të jemi gati me të gjithë futbollistët.

Unë flas gjatë gjithë kohës me lojtarët, do ua përshkruaj rëndësinë e kësaj ndeshje. Do të ishte shumë e rëndësishme që të dalim me 6 pikë. Nuk duhet të jemi aktiv vetëm në stërvitje, por edhe në fushë. Gjithmonë mundohem të flas me lojtarët e për këtë duhet të pyesni Bulkun.

Në vijim të stërvitjes dhe taktikave tona, skemat funksionuan ndaj Izraelit, megjithëse nuk erdhi rezultati. Shqetësimi im është komunikimi. Është folur mbi 10 ditë mbi kapitenin e Kombëtares, që nuk është vetëm çështje emri. Kapiteni është ai që duhet të mbledh lojtarët e tjerë, për të mos shkuar si në rastin e Izraelit, kur me 25 goditje nuk shënuam asnjë gol, ndërsa kundërshtari me 5 goditje shënoi 2 gola.

Pastaj shkruajnë në një letër të madhe dhe nisin të thonë: “Panuçi është diktator”. Me Norvegjinë gjithashtu e kemi pësuar vetëm nga një goditje standarte, ndërsa mungon vëmendja dhe komunikimi në fushë. Sa i përket Mërgim Mavrajt, ky nuk është problemi im, por i Federatës Greke që cakton ndeshjen ditën e hënë, atëherë kur lojtarët duhet të vijnë në Kombëtare

Kamer Qaka nuk vjen në Kombëtare? Po, duhet të ketë rritje profesionale që të vijë këtu, ndryshe çdo lojtar do ta merrnim në grumbullim. Për t’u rikthyer edhe njëherë te Loret Sadiku, nëse nuk vinte atëherë duhet të më thoshte sesi është situata. Unë u mundova t’i tregojë Kombëtaren, megjithatë nëse ai më gënjen për dëmtimin e tij, atëherë është në dëshirën e tij dhe të paraqitet me Kashimpasan përpara Shqipërisë, u shpreh Panuçi. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top