You are here
Home > Kombëtarja > “De Biazin vetëm e shaj”, Altin Lala e kundërshton për Rashicën: Nuk merr vesh nga futbolli, Shqipëria shkonte në çerekfinale

“De Biazin vetëm e shaj”, Altin Lala e kundërshton për Rashicën: Nuk merr vesh nga futbolli, Shqipëria shkonte në çerekfinale

Altin Lala vazhdon të mos përtyp atë vendim të De Biazit për të lënë jashtë Rashicën nga Europiani i Francës ku shkoi Shqipëria. Në një intervistë të fundit për emisionin “Interaktiv”, figura e njohur e Kombëtares ka kritikuar atë vendim të marrë nga ana e italianit në kohën e lavdishme për historinë tonë në Euro2016.

Madje duke u shprehur se e ka sharë edhe në sy, në takimin e fundit që ka pasur me të në Tiranë. Njëkohësisht menaxheri i Milot Rashicës, Lala tregon se duke marrë parasysh lojën e praktikuar nga ana e Kombëtares që drejtohej nga De Biazi, Rashica mund të na dërgonte deri në çerekfinalen e Europianit.

“Nëse Rashica do të merrej në Europian, nuk do të kishte më mundësinë që të shkonte te Kosova. Kur nuk e mori Shqipëria, unë i thashë Milotit që vendos me zemër. Ne të gjithë e duam Shqipërinë dhe Kosovën se jemi një. Në të ardhmen shpresojmë që të luajmë për një Kombëtare. Që të luajmë të gjithë bashkë.

Vendimi i De Biazit për të lënë jashtë Rashicën në Europian? Nuk kam lënë gjë pa i thënë, nuk mund t’i them këtu në televizor, e kam sharë. Miloti ishte në atë kohë shumë mirë, madje kam menduar që jo vetëm do të grumbullohej në Europian, por edhe do të luante aty. Isha shumë i surprizuar me atë vendim për ta lënë jashtë.

Në atë moment ishte lojtari më i mirë që kishte shqiptaria duke parë golat që kishte bërë te Vitese. Për më tepër duke parë Shqipërinë që luante me stilin italian të mbrojtjes, me një lojtar të shpejtë si Miloti, do të shkonte në çerekfinale. Ishte një vendim i gabuar.

Po e kam takuar De Biazin edhe në Shqipëri kur luajtëm me Greqinë, Italinë dhe Turqia për të ndihmuar njerëzit që u prekën nga tërmeti. E takova dhe prapë e shava, sa herë e takoj vetëm e shaj. Sigurisht që me shaka dhe i them që nuk merr vesh nga futbolli, nga futbolli i luajtur gjithmonë se me mbrojtjen është mirë ai”, tha Altin Lala. /Sport Ekspres/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top