
Shumë kohë kanë kaluar nga aventura e fundit e De Biazit në drejtim si një trajner. Fundja, në rolin e tij, pasi kohët e fundit italianin e kemi parë shpeshherë si opinionist dhe analist.
Megjithatë, për pak kohë De Biazin mund ta rishohim sërish si një trajner Kombëtareje, jo më në drejtimin e një klubi. E provoi me Alaveshin dhe nuk rezultoi një provë e suksesshme. Sipas asaj që raportohet në orët e fundit, ekziston mundësia që De Biazi të marrë drejtimin e Armenisë.
Një Kombëtare që tekniku italian e ka analizuar mjaft mirë, pasi e mposhti dy herë gjatë kohës kur drejtonte Shqipërinë, madje duke arritur edhe në Europian pas një takimi të tillë. Nëse gjithçka do të përfundonte me sukses, atëherë jo shumë vonë, De Biazi do të përballej sërish me shqiptarët, por këtë herë si kundërshtar, duhet të mësohemi me këtë fakt herët a vonë.
Nëse Armenia ia dalë me sukses të kualifikuhet nga League D4, atëherë do të përplaset me Kosovën në “Play-Off”, sigurisht nëse kjo e fundit nuk surprizon në takimet e fundit. /Shqipëria.ch/