
De Biazi ka analizuar situatën aktuale në Serinë B, duke folur më konkretisht dhe për Palermon. Kështu, ish-trajneri i Kombëtares ka këshilluar skuadrën në fjalë, që të ketë vëmendje në takimin ndaj Kosenzës.
Kjo pasi këta të fundit zotërojnë një mbrojtës me kualitete të mëdha si Kastriot Dërmaku. De Biazi në një intervistë për mediat italiane, ka siguruar vlerat e mëdha të këtij futbollisti, pasi e ka njohur në ekipin kombëtar të Shqipërisë.
“Palermo është ndër ekipet e preferuara për fitoren finale së bashku me Brescian, por do t’i duhet t’i kushtojë vëmendje një Cosenza të organizuar dhe të uritur, edhe pse në disa rrethana, në sezon, mungonte një përvojë e vogël. Ndër të tjera, e njoh mirë Dermakun, pasi e kam pasur atë rreth ekipit kombëtar me Shqipërinë. Lojtarët si ai, Tutino dhe Palmiero mund të bëjnë diferencën”, u shpreh De Biazi. /Shqiperia.ch/