
Shumë kritika e polemika për lojën e Elseid Hysaj te Napoli. Shpeshherë mediat vënë bast në mënyrë të çuditshme duke garantuar uljen në stol të shqiptarit, por në fund ai zgjidhet sërish për ta nisur si titullar.
Për të marrë në mbrojtje Hysajn në Itali, ka menduar trajneri që bëri arritjen historike me Shqipërinë, De Biazi. Në një intervistë për “Radio Marte”, ai shprehej:
“Të jap këshilla për Ançelotin? Nuk besoj se jam kaq i mirë, për t’i dhënë këshilla një trajneri të tillë. Sa i përket Hysajt, edhe unë jam i mendimin se ai mund të përmirësohet akoma më shumë, duke u futur paksa edhe në zonën qëndrore gjatë kohës së sulmit, por ajo që unë nuk kuptoj është sesi mund të ankoheni ju për performancat e këtij lojtari?”, ishte pyetja që shtroi De Biazi, duke i dalë në mbrojtje mbrojtësit shkodran. /Shqipëria.ch/