You are here
Home > Futbolli Shqiptar > De Biazi flet për rikthimin si trajner, me një Kombëtare falë “precedentit Shqipëri”

De Biazi flet për rikthimin si trajner, me një Kombëtare falë “precedentit Shqipëri”

De Biazi pritet që gjatë kohëve në vijim të rikthehet si trajner, por këtë herë sërish me Kombëtare. Kjo nisur edhe nga eksperienca e mëparshme, teksa pas historisë së arritur me Shqipërinë, italiani dështoi totalisht te Alaveshi.

Në një intervistë për mediat italiane, trajneri është shprehur se ka kontakte të rëndësishme nga një Kombëtare, emri i së cilës nuk bëhet i ditur, ndërsa nuk përjashton edhe ofertat që mund t’i vijnë nga ekipet e tjera.

“Kam humbur dy oferta të vërteta: “Frosinone dhe Venecia”. Sa i përket Veronës, nuk jam kontaktuar kurrë dhe ka një mundësi që të shkoj në një ekip Kombëtar. Kam pasur një kontakt të rëndësishëm dhe po e vlerësoj. Gjithsesi do të shoh për zgjedhjen më të mirë”, ka thënë ish-trajneri i Shqipërisë. /Shqiperia.ch

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top