
Ish-trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, i cili i drejtojë ata për 5 vite e gjysmë nuk i ndahet dashurisë për Shqipërinë. Në një intervistë të dhënë për “Panorama Sport” ai është shprehur se janë mundësitë më të mëdha se asnjëherë tjetër për t’u kualifikuar në Europian.
“Uroj të jetë ogur i mirë fitorja me Izraelin. Si para 4 viteve që fitonim në startin e eleminatoreve, në ndeshjen me Portugalinë. Kush e nis me fitore, atëherë ka shance. Tani janë dy shance për Europianin, jo vetëm një që kisha unë. Oreksi vjen duke ngrënë. Ndaj kur fiton, shtohet dëshira për të fituar prapë.
De Biasi nuk është ndarë asnjëherë ekipit të Kombëtares, ku edhe në ndeshjen me Izraelin ishte në stadium. Gjithashtu flitet se ai ka shumë komunikim të mirë me Panuccin, teksa e ndihmoi këtë të fundit kur mori drejtimin e Shqipërisë për të njohur lojtarët më mirë.
“Mendoj se Hysaj është një lojtar shumë i fortë dhe që ka shumë dëshirë për të luajtur pozitivisht në Kombëtare. Te Napoli ai ndodhet brënda një konteksti skuadre, në të cilën lojtarët e gjejnë njëri-tjetrin me sy mbyllur dhe është normale që të luajë ndryshe atje”, komentoi misteri për Elseidin që shpesh herë është përfolur për lojën e tij tek Kombëtarja.
Gjithashtu ai ka dhe një përgjigje të fundit për ndeshjen me Skocinë: “Shqipëria duhet të mbrohet dhe të sulmojë. Në mënyrën më të shpejtë të mundshme duhet shfrytëzuar hapsirat që do të lejojë mbrojtja e tyre. Ata janë shumë të zotë në lojën në ajër. Mendoj që është një ndeshje brënda mundësive që ka Shqipëria, sepse Skocia nuk është skuadra më e fortë në botë, por duhet mbajtur në konsideratë”, përfundoi Gianni De Biassi.
De Biasi ishte arkitekti i Shqipërisë ndoshta më të mirë të të gjitha kohrave, i cili arriti t’i dërgonte kuqezinjtë në kampionatin Europian të Francë 2016./Shqipëria.ch/