You are here
Home > Kombëtarja > De Biazi do e gjente në vendin e peshkimit, Berisha i kthen borxhin me një punë në Serinë A

De Biazi do e gjente në vendin e peshkimit, Berisha i kthen borxhin me një punë në Serinë A

Xhani De Biazi është një nga trajnerët që gëzon një popullaritet të veçantë në Shqipëri. Ai arriti që të bënte gjithë shqiptarët të jetonin një ëndërr që në atë periudhë ishte e vështirë që të arrihej, duke mundur të kualifikonte Shqipërinë në finalet e kampionatit Europian.

Aktualisht De Biazi e ka mbyllur ciklin me Kombëtaren tonë dhe momentalisht nuk ka asnjë skuadër nën drejtim. Prej disa javësh emri i tij është përfolur nga mediat italiane se mund të marrë drejtimin e një skuadre të Seria A, por deri tani nuk ka asgjë konkrete. Emri i tij po fillon të lakohet tek skuadra e Kaliarit, ku këta të fundit nuk po kalojnë një moment të mirë në kampionat, teksa ditën e djeshme janë mposhtur sërish në shtepi me rezultatin 0-1 përballë Atalantës. Me këtë disfatë të pësuar, gjërat për ta janë ndërlikuar ndjeshëm teksa ende rrezikojnë rënien nga kategoria.

Në Itali po flitet për një shkarkim të mundshëm të trajnerit dhe po komentohet se pasardhësi i tij mund të jetë pikërisht De Biazi. Në rast se mund të konkretizohet kjo gjë, atëherë mund të themi se Berisha i ka kthyer reston ish trajnerit të tij, pasi ishte pikërisht Atalanta e gardianit kuqezi të cilët e futën në krizë rezultatesh ekipin e Kaliarit, ku në 5 ndeshjet e fundit kanë vetëm një barazim dhe katër humbje.

Kujtojmë që në karrierën e Etrit Berishës, italiani De Biazi luan një rol të rëndësishëm, pasi ishte pikërisht italiani që arriti të besonte tek gardiani, pasi e mori tek kombëtarja e Shqipërisë në kohën kur ai luante tek skuadra e Kalmarit, vend ky që më shumë shquhet për peshkim. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top