You are here
Home > Kombëtarja > De Biazi dhe sjellja e veçantë e mediave italiane: E prezantojnë vetëm si të Shqipërisë!

De Biazi dhe sjellja e veçantë e mediave italiane: E prezantojnë vetëm si të Shqipërisë!

Gjithmonë e njëjta histori që përsëritet e që mund të verifikohet fare lehtësisht. Nëse mediat italiane kanë një artikull dhe në të përfshihet ish-trajneri i Kombëtares, De Biazi, prezantimi është gjithmonë në ngjyrat kuqezi.

Pavarësisht se ka drejtuar edhe disa klube të tjera përpara se të vinte te Shqipëria, apo ka qenë edhe pjesë e Alaveshit së fundmi, një aventurë që nuk përfundoi në mënyrën e duhur, gjithmonë teknikut italian i vishet epiteti: “Trajneri i Shqipërisë”.

Mesa duket, historia nuk është shkruar vetëm për faqen e kombëtares shqiptare, që arriti në Europian për herë të parë në historinë e saj, por edhe për vetë italianin. Me atë arritje madhështore, pavarësisht fazave të ndryshme të karrierës së tij, edhe vetë mediat italiane e konsiderojnë De Biazin si njeriun e Shqipërisë.

E për ta faktuar të gjithën këtë, “Shqiperia.ch” sjell intervistën e fundit të De Biazit që flet për situatën e Napolit dhe trajnerit Ançeloti, të sjella të pasqyruara nga disa media italiane. /Shqiperia.ch/

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top