You are here
Home > Kryefaqja > David Luiz te Arsenali? Tifozët kanë ironi të hidhur: Më mirë kemi Shkodran Mustafin!

David Luiz te Arsenali? Tifozët kanë ironi të hidhur: Më mirë kemi Shkodran Mustafin!

Për Shkodran Mustafin u bë e dukshme që Arsenali, aq më tepër dhe tifozët, nuk kishin më simpatinë e dikurshme. Ndaj në këto rrethana u përfol që mbrojtësi shqiptar të gjente një ekip të ri, ndonëse kontrata me topçinjtë vijon. Me largimin edhe të qendër-mbrojtësit tjetër, Koscielny, prapavija e Arsenalit është pa një emër të madh.

Së fundmi është shfaqur një alternativë e re për Arsenalin. Bëhet fjalë për David Luiz. Mbrojtësi brazilian ka munguar në senacën e fundit stërvitore me Chelsea duke hedhur hije të forta dyshimi. David Luiz sipas mediave angleze pritet t’i bashkohet Arsenalit . Një transferim i bujshëm brenda “Premier League”, ndonëse mbrojtësi 32-vjeçar nuk është më si në formën e më parëshme. Nisur nga këto zëra, të parët kanë reaguar tifozët e Arsenalit.

Ata shprehjen se më mirë në skuadër të mbetej Mustafi sesa një 32 vjeçar “i moshuar”. Ndërsa sipas tifozëve një dyshe Mustafi-David Luiz do të ishte një dramë për mbrojtjen, aq sa do bënin që sulmuesit të bënin edhe rolin e mbrojtësit. Plotësimi i mbrojtjes së Arsenalit mbetet një “merkato e hapur” në ditët në vijim. Mustafin nuk e duam por më mirë atë sesa një mbrojtës plak, kjo është kërkesa të paktën e tifozëve. Reagimi i të cilëve pritet të dëgjohet nga drejtuesit e Arsenalit./Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top