Një nga futbollistët që ka bërë më shumë përshtypje brenda dhe jashtë fushës te Kosova U-17, padyshim që ka qenë portieri i saj. David Bisinger quhet dhe pak i përket Shqipërisë, sa i përket emrit dhe mbiemrit të tij.
Por nëna e tij është një shqiptare nga Kosova, që ka emigruar në Gjermani dhe është martuar me një shtetas gjerman. Fryt i dashurisë së tyre ishte edhe Davidi, që nuk e mendoi dy herë për të zgjedhur përfaqësimin e dardanëve.
Në një rrëfim për “Insporti”, trajneri i Kosovës U-17, Besnik Kollari, ka folur për mënyrën sesi e bindi Bisinger të zgjidhte Kosovën, duke pasqyruar realitetin e kësaj situate që bëri jo pak përshtypje.
“Zakonisht i ndjek të gjitha ligat për të shikuar mundësinë që të ofrojmë sa më shumë te Kosova lojtarë të talentuar. Kam qenë në Gjermani dhe disa shokë më kanë propozuar që ta ftojë Davidin. Reagimi i parë ishte që si mund ta ftojë një gjerman. U nisa nga emri dhe mbiemri i tij. Ata më njoftuan se nëna e tij është shqiptare dhe babai gjerman
Unë organizojë kampe për zbulim edhe gjatë verës, kohë kur vijnë bashkëatdhetarët tanë në Kosovë. David e ka pranuar ftesën me kënaqësi dhe me të vërtet me ka lënë shumë mbresa. Atij i është bërë edhe pasaporta e Kosovës dhe pas shkuarjes në Gjermani, i ka mbetur tre muaj në Kosovë, deri në kohën kur kemi luajtur ndeshje.
Kur ka qenë në kamp, ka kërkuar që të shkojë për të fjetur dy netë te lojtarët nga Kosova. Kërkesa e tij ishte që të ambientohej me vendin dhe sadopak ta mësonte gjuhën shqipe. Në fillim kishte probleme me shqipen, por tashmë është më mirë”, u shpreh Kollari. /Shqiperia.ch/