You are here
Home > Kombëtarja > Datëlindja ka edhe “vuajtje” për Kaçen, nuk i shpëton tunelit të shuplakave të PAOK-u

Datëlindja ka edhe “vuajtje” për Kaçen, nuk i shpëton tunelit të shuplakave të PAOK-u

Ergys Kaçe ka festuar datëlindjen e 26, ndërsa ishte në përgatitje me PAOK për sezonin e ardhshëm. Mesfushori shqiptar nuk i ka shpëtuar tunelit të shuplakave që u krijua nga futbollistët grek, ashtu siç e do edhe zakoni.

Një pjesë “vuajtje” kjo për lojtarin e Kombëtares, por që ka sjellë edhe një frymë pozitive te PAOK. Lojtarët kanë vazhduar menjëherë me stërvitjen dhe përgatitjet e skemave, ndërsa shtatshkurtri ka marrë edhe urimet e pjesës së stafit. Shanset janë të mëdha që Kaçe të jetë pjesë e kësaj skuadre dhe të luajë në “Champions League” në sezonin tjetër, pas ardhjes në krye të trajnerit Ferrera. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top