
Milot Rashica pritet të luajë titullar sonte në mbrëmje me klubin e tij Verder Bremen kundër Volfsburgut. Mesfushori me tipare sulmuese, flietet nga mediat gjermane mund ta startojë këtë sfidë nga minuta e parë.
Rashica në ndeshjet e fundit të skuadrës gjermane, nuk ka mundur të gjejë dot hapsira për një vend në formacion. Trajneri i Verderit, para pak ditësh i pyetur nga një gazetar gjerman në lidhje me çështjen e Rashicës ai u shpreh se dardanasi nuk është aktivizuar për shkak të zgjedhjeve teknike. Sot shqiptari pritet ta nisë ndeshjen nga minuta e parë, pasi edhe klubi gjerman i Bremenit, ka shumë mungesa në këtë sfidë delikate, ku shpresa e tyre ka mbetur tek Rashica. Kujtojmë që tjrajneri i Verder Bremen ditën e sonte feston datëlindjen e tij dhe duket se kjo është dhurata që pritet ti bëjë mesfushorit Milot Rashicës.
Miloti ditën e djeshme ka marrë një ftesë nga trajneri zviceran i përfaqësues së Kosovës, Shaland, për ndeshjet e rradhës të daranasve kundër Maltës dhe Ishujve faraoe. /Shqipëria.ch/