You are here
Home > Kombëtarja > Dashuritë e vjetëra nuk harrohen lehtë, Paolo Tramezani është trajneri më i ri i Ermir Lenjanit

Dashuritë e vjetëra nuk harrohen lehtë, Paolo Tramezani është trajneri më i ri i Ermir Lenjanit

Dashuritë e vjetëra dhe ato që përjetohen tepër, nuk mund të harrohen kurrsesi. E tillë ishte edhe historia e Tramezanit me Sionin. Ekipi zviceran ishte në luftë për të mos rënë nga kategoria dhe për këtë arsye ia besuan vendin në pankinë. Arritja e arkitektit që do të dërgonte Shqipërinë në Europian me De Biazin, ishte e përmasave të mëdha.

Sioni do të prekte Europën, jo vetëm të shpëtonte nga elita e Zvicrës. Së fundmi ka pasur një rikthim të Tramezanit që ka ndodhur në ditën e sotme. Ricardo Dionisio Pereira nuk është më trajneri i Sionit dhe ka njoftuar largimin. Ndërkohë presidenti i skuadrës, Christian Constantin ka zyrtarizuar trajnerin italian, deri në fundin e këtij sezoni. Atje do të ketë edhe një ribashkim me Ermir Lenjanin, si në kohët e vjetëra. /Sport Ekspres/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top