You are here
Home > Kombëtarja > Dashuria për talentin shqiptar i vë tifozët kundër legjendës Gerrard: Ku e le Grezdën?

Dashuria për talentin shqiptar i vë tifozët kundër legjendës Gerrard: Ku e le Grezdën?

Rangersi ka dështuar në ditën e sotme, duke u mposhtur nga Livingstoni me rezultatin 1-0 në transfertë.

Pas disa rezultateve pozitive radhazi nga ana e skuadrës së Gerrard, këtë herë Rangersi ka dështuar në misionin e saj për të grumbulluar 3 pikët. Tifozët e këtij ekipi janë surprizuar nga vendimi i trajnerit të tyre, për të lënë jashtë fushës një lojtar si Eros Grezda.

Futbollisti shqiptar rrëmbeu zemrën e tifozëve në ndeshjen e Kupës, teksa më shpejtësinë dhe driblimet e tij në krahë për 40 minuta, u tregoj të gjithëve paksa nga vlerat e tij. Menjëherë pas dështimit ndaj Livingstonit, shumë tifozë dhe persona të ndryshëm, nëpërmjet “Twitterit” kanë shprehur habin e tyre për lënien jashtë të Eros Grezdës, duke e kërkuar titullar në fushën e lojës. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top