
Skuadra e Andërlektit ditën e djeshme ka shkarkuar trajnerin e ekipit të saj, për shkak të rezutateve negative që po merrte klubi në kampionatin belg. Falë humbjes së fundit përballë Cercle Bruge, duket se presidentit të Andërlektit, Marc Coucke, i është sosur durimi, duke shkarkuar trajnerin.
Ditën e sotme në një intervistë të Coucke për mediat belge, ai u shpreh se do të kishte projektuar lojtarë të veçantë në sfidën kundër Cercle. Në Belgjikë mendojnë se presidenti ka ndikuar tek debutimi i Kristal Abazajt në fushën e lojës. Menjëherë pas këtyre thashethemeve, Coucke u shpreh se herët a vonë shqiptari do të luante në fushë.
Presidenti i Andërlekt vitin e shkuar, i thurrte elozhe lojtarit kuqezi, që gjatë kohës që Abazaj luante tek Luftëtari, priste vetëm hapjen e merkatos për t’iu bashkuar Andërlektit. Tashmë duket se kjo “dashuri” është akoma në zhvillim, ku sërisht presidenti ka hedhur poshtë të gjithë thashethemet, se mund të ketë ndikuar që Abazaj ishte në fushën e lojës ditën e dielë.
“Ka edhe një numër të madh thashethemesh brenda skuadrës, prandaj gupi mendon se presidenti vendosi që Kristal Abazaj të ishte në lojë. Më shumë se kaq ka edhe një mesazh bindës. Hein ishte I lodhur nga luftimet dhe në mënyrë efektive, lejoi sulmuesi shqiptar të ishte pjesë e sfidës për herë të parë. Disa lojtarë mendojë se sjellja ime drejtuese ka dëmtuar mundësin e tyre për të qënë në lojë”, u shpreh presidenit i Andërlektit, Marc Coucke./Shqiperia.ch/