
Një lidhje të veçantë ka Rei Manaj me qenin e tij, që e shohim duke kaluar pjesën më të madhe të kohës. Sa herë që sulmuesi i Kombëtares shfaqet në rrjetet sociale, gjendet në shoqërinë e mikut besnik. Kështu kanë kaluar edhe këto ditë të vështira të futbollistit kuqezi, që ka lënë pas një dëmtim që i rrezikoi shëndetin me Malagan.
Tashmë Manaj ka zgjedhur t’i festojë edhe datëlindjen qenit të tij. Një tortë që sipër saj mbante numrin 2, ishte me një qiri të ndezur si dedikimi i dashurisë për këtë kafshë besnike. E sikur të kuptonte të gjithën këtë ambient të krijuar, gjatë kohës që Manaj afronte tortën dhe qiriun drejt qenit, ky i fundit lehte gjatë gjithë kohës. Fundja, kuptojnë më shumë se disa njerëz… /Shqiperia.ch/