You are here
Home > Futboll Bota > Danimarka përgatitet për Botërorin, një shqiptar në listën e të grumbulluarve

Danimarka përgatitet për Botërorin, një shqiptar në listën e të grumbulluarve

Kur kanë mbetur edhe pak javë nga fillimi i Botërorit që do të mbahet në Rusi, skuadrat që do të marrin pjesë kanë nisur të bëjnë gati valixhet dhe listën paraprake me të grumbulluarit që do të jenë pjesë e ekipeve në Rusi.

Gjatë ditës së sotme, është bërë publike lista paraprake e Danimarkës, ku të përzgjedhur nga trajneri Age Hareide janë 35 futbollistë. Në listën e bërë publike, është përfshirë edhe mbrojtësi shqiptar që luan për Danimarkën, Riza Durmishi, i cili luan njëkohësisht edhe për Betisin në kampionatin spanjoll.

Nga 35 të grumbulluarit, në Rusi do të jenë të pranishëm vetëm 23 futbollistë, të cilët do të përzgjidhen nga trajneri dhe lista përfundimtare do të publikohet pas disa ditësh.

Lista e plotë:

Portierë: Kasper Shmeishel, Frederik Ronou, Jonas Losl, Jesper Hansen.

Mbrojtës: Simon Kjaer, Andreas Bjeland, Mathias Jorgensen, Andreas Kristensen, Henrik Dalsgard, JensStryger Larsen, Peter Ankersen, Riza Durmishi, Nikolai Boilesen, Janik Vesteraard, Jonas Knudsen.

Mesfushorë: Kristian Eriksen, Tomas Delani, Uilliam Kvist, Lase Shone, Lukas Lerager, Mike Jensen, Mathias Jensen, Majkëll Krohn-Dehli, Pierre-Emile Hojbjerg, Daniel Vas.

Sulmues: Niklas Bendtner, Nicolai Jorgensen, Jusuf Poulsen, Andreas Kornelius, Pione Sisto, Martin Breithuaeit, Viktor Fisher, Kasper Dolberg, Keneth Zohore, Robert Skov. /Erjon Allaraj-Vipsport.al/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top