You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Dalipin e marrin nga West Hami, talenti i Shqipërisë provohet te ekipi që e dërgon në “Europa League”

Dalipin e marrin nga West Hami, talenti i Shqipërisë provohet te ekipi që e dërgon në “Europa League”

Kevin Dalipi është thirrur nga skuadra e parë e Arisit, për t’u provuar në këtë fazë përgatitore që do të zhvillojë skuadra greke. Më parë ky mbrojtës ka qënë pjesë e të rinjëve të West Hamit. Vetëm 18-vjeç dhe me një të ardhme të ndritur, ky është shansi i parë i vërtetë për talentin e Shqipërisë.

Nëse arrin të bind drejtuesit e klubit grek, atëherë do të ketë mundësinë të luajë në “Europa League”. Ambientimin do e ketë edhe më të lehtë, pasi atje gjendet futbollisti tjetër shqiptar, Migjen Basha. Përgatitja dhe ajo pak eksperiencë e marrë në kampionatin anglez, do e bëj Dalipin që të kalojë provën e Arisiti, për të qënë nën urdhërat e trajnerit Savva Pantelidis në sezonin e ardhshëm. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top