You are here
Home > Kombëtarja > Çuditërisht as në stol kundër kampionëve, “Shqiperia.ch” mëson arsyen që la jashtë Çekiçin

Çuditërisht as në stol kundër kampionëve, “Shqiperia.ch” mëson arsyen që la jashtë Çekiçin

Olimpik Ljubjana ka luajtur në takimin e djeshëm ndaj Mariborit e përfunduar pa gola, që janë kampionët në fuqi të Sllovenisë. Kalendari e përcaktoi shumë herët një përplasje të tillë, ndërsa këto skuadra vendosën kampionatin në sezonin e shkuar.

Por çuditërisht Endri Çekiçi nuk është gjendur as në stol për këtë përballje të rëndësishme. Në shqetësimin e ndonjë dëmtimi të marrë së fundmi, ndërsa afrohen edhe ndeshjet e Kombëtares, “Shqiperia.ch” mëson edhe të vertetën e këtij rasti.

Trajneri i Ljubjanës e ka lënë vetë pushim Çekiçin që ta kishte në 100% të formës së tij për ndeshjen e mesjavës për “Europa League”, madje duke e sakrifikuar edhe në një përballje si ajo ndaj Mariborit. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top