Turiqia nuk është kërkund me kombëtaren teksa mbrëmjen e së premtes u mposht 1-2 nga Rusia në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve. Megjithatë tifozët vendas kishin përgatitur një hapje fantastike të këtij takimi sikur të ishte finalja e madhe e këtij kompeticioni. Petale artificial, tullumbaca, dhe qindra flamuj ishin përgatitur për të shpërthyer një spektakël xixash. Kjo lloj kreografi ka pushtuar rrjetet sociale duke ngjallur mjaft interes dhe kuriozitet për lexuesit viral.
E veçanta qendronte jo tek mënyra e spektaklit por tek një prej punonjseve të pastrimit të fushës. Një plakë rreth të të 70-tat është fotografuar me një fshesë në dorë dhe veshje tradicionale të grave turke. Kurrë më parë muk kishim parë një skemë të tillë në kompeticionet europiane. Zonja e moshuar mendohet të jetë pjesë e stafit por pa pranuar veshjen e tyre gjatë orarit të punës. Një mënyrë tërësish tradicionale që vijon të ruhet edhe në një ambjent sportive pa kompleksin më të vogël./Shqipëria.ch/