You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Çudia e madhe në Kosovë/ Zyrtarizohet te Prishtina, Vëllaznimi: U befasuam! Ai është lojtari ynë me kontratë

Çudia e madhe në Kosovë/ Zyrtarizohet te Prishtina, Vëllaznimi: U befasuam! Ai është lojtari ynë me kontratë

Çudia e vitit ka ardhur nga Kosova sa i përket merkatos së verës dhe transferimit të lojtarëve. Futbollisti Tun Bardhoku është zyrtarizuar te Prishtina, duke pozuar edhe me fanellën e re të klubit kryeqytetas.

Po në mënyrë krejtësisht të habitshme, ka ardhur edhe reagimi i ish-ekipit të mbrojtësit, të paktën siç supozohet të jetë, Vëllaznimi. Këta të fundit shprehen të habitur sesi Bardhoku është zyrtarizuar te një ekip tjetër, ndërkohë që me kontratë vazhdon të mbetet ende pjesë e klubit të tyre. /Shqiperia.ch/

Reagimi i plotë

Informata që dje u plasua në portale se futbollisti ynë Tun Bardhoku, ka kaluar tek radhët e Klubit të Futbollit “Prishtina” na ka befasuar. Kjo për faktin se futbollisti Bardhoku ka kontratë valide me Klubin tonë. Është e vërtet që Tun Bardhoku ka biseduar me kryetarin e klubit Agim Cana, dhe nga i njejti e ka marrë premtimin preliminar se nuk do të pengohet nëse i jepet rasti që të angazhohet në ndonjë klub jashtë Kosovës, gjë që e ka kërkuar edhe vetë futbollisti.

Jemi të befasuar edhe me sjelljen e zyrtarëve të klubit Prishtina, të cilët, edhe pse e kanë ditur që Bardhoku ka kontratë me Vëllaznimin, kanë vënë kontakt me futbollistin pa e paralajmëruar fare klubin tonë, që paraqet shkelje të dispozitave të Rregullores për Transferin dhe Regjistrimin e Lojtarëve të FFK-së.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top