
Në Serbi 90’-minutëshi është ndarë me pikë të barabarta.Napoli i Hysajt u dorëzua përpara presionit të Crvenës. “Ylli i Kuq” arriti mësë miri të bllokojë sulmet e napoletanëve duke tentuar disa herë edhe të ofrojë surpriza në fund të mbrëmjes. Italianët vuajtën finalizimin, ndërsa fati duket se ishte i ndarë në mes, pa anuar nga njera skuadër.Me të njejtin mendim ishte edhe Lorik Cana. Kapiteni legjendarë i Kombëtares i ftuar në emisionin “Studio Champios” tha se e priste ndryshe këtë takim.
Lorik Cana: “Prisja fitore të Napolit, ndoshta ndikoi stadiumi por duhet edhe fati. Është rezultat që peshon në renditjen përfundimtare”.
Me një stadium të vështirë si “Rajko Mitic”, quajtur deri diku si “ferr” për kundërshtarët, Napoli duhet të kënaqet më një pikë. Mediat sebre pak a shumë e parashikuan ndeshjen pa nisur ende. Gjatë historisë ekipet italiane i kishin mposhtur ato serbe tre herë, por asnjëherë të vetme në Serbi. Tradita vazhdoi të ruhet duke e kthyer tashmë këtë fakt edhe një presion të brendshëm psikologjik./Shqipëria.ch/