You are here
Home > Kombëtarja > Çmenduria vazhdon! Te Bazeli e quajnë gjetje, Taulant Xhaka është për…qendërmbrojtës

Çmenduria vazhdon! Te Bazeli e quajnë gjetje, Taulant Xhaka është për…qendërmbrojtës

E kishte provuar edhe më parë, ndaj Winterthurit thjeshtë ishte një përsëritje e një “lajthitje” të momentit që u duk përpara disa kohësh.

Megjithatë, nuk rezultoi edhe aq e tillë. Bazeli arriti të fitonte me rezultatin 0-1 ndaj ekipit ku aktivizohet Taulant Seferi, Winterthurit, me një gol të realizuar në pjesën e dytë. Tashmë te Bazeli bëjnë llogaritë dhe pasqyrimin e ndeshjes së kaluar, atje ku Taulant Xhaka u del si një gjetje e re.

“BzBasel.cH” shkruan se ideja e trajnerit Koller rezultoi e drejtë, ndërsa Xhaka ka bërë një ndeshje shumë të mirë në qendrën e mbrojtjes. Faktikisht kemi të bëjmë me një lojtar shtatshkurtër që ka pak lidhje me lojën në ajër, në momentin kur kundërshtarët krosojnë në zonë, por teknikut zviceran mesa duket i mjafton vetëm një luftëtar në vijën e fundit të prapavijës. Të paktën, në këtë drejtim Xhaka nuk të zhgënjen. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top