You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Çmenduria në Kosovë vazhdon, shiten 11.000 bileta për 2 orë

Çmenduria në Kosovë vazhdon, shiten 11.000 bileta për 2 orë

Interesi i jashtëzakonshëm i tifozëve të Kosovës për bileta vazhdon edhe për kualifikueset e Europianit. Takimi ndaj Bullgarisë do të luhet në një stadium të stërmbushur dhe kjo nuk ka vend për diskutime.

Këtë e ka bërë të ditur zyrtarja e medias në FFK, Diturie Hoxha. Sipas saj, tashmë kanë mbetur në treg edhe 2.000 bileta të vetme në “Fadil Vokrri”, stadium ky që ka një kapacitet prej 13.000 vëndesh.

“Sipas Kompanisë që është duke e bërë shitjen e biletave, janë shitur tashmë pothuajse të gjitha. Neve na është konfirmuar nga Kompania që po bën shitjen e biletave online “tiks.app” se kanë mbetur vetëm rreth dy mijë bileta”, tha Hoxha. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top