
Trajneri i përfaqësueses shqiptare, Kristian Panuçi, ka marrë mbi vete të gjitha përgjegjësitë e humbjes së sotme në fjalët për “SuperSport” pas sfidës.
Për arsyet e humbjes
Arsyet e humbjes janë që nuk kemi luajtur, nuk kemi luftuar, nuk kishim zemër, nuk kishim asgjë. Sot nuk kishim asgjë, Përgjegjësi jam unë, faji është absolutisht i imi, sot të gjitha kritikat e botës janë të drejta.
Për afrimin e shtatorit
Tani duhet të rrimë të gjithë të qetë, por edhe të shqetësuar në diskutimin që të mos shkatërrojmë gjithçka, sepse sot kemi vuajtur më shumë se ndaj Italisë dhe Spanjës.
Eksperiment apo Shqipëria e vërtetë
Unë shpresoj të mos jetë e vërteta se ndoshta unë nuk desha të ngarkoja ndeshjen, nuk desha të stimuloja se mendoja që ndaj Kosovës nuk ishte nevoja që të karikohej shumë. Mbaj të gjitha përgjegjësitë se faji është absolutisht i imi,. Por ishim shumë të shëmtuar që të mendohet se kjo është Shqipëria ime.
Nëse improvizoi me lojtarët
Ndonjë jo, se Ndoj ishte në krah, se kisha Lenjanin me probleme dhe Memollën që nuk luante. M’u desh të shpikja ndonjë rol.
Kush luan në të majtën e mbrojtjes te Shqipëria
Ka luajtur Lika që luan djathtas në klub se Lenjani nuk është mirë, se Memolla nuk është mirë dhe se nuk kemi 150 lojtarë e meqë ishte një miqësore, vendosëm Likën.
Zëvendësimet para mbylljes së pjesës
Sepse duhet të shohësh ndeshjet, Qaka kërkoi zëvendësim që në minutën e 30. Dilnim keq, u munduam të ndryshonim dhe nuk shërbeu asgjë. Sot në aspektin taktik, është gjëja e fundit që ka rëndësi. Pasi nëse nuk luan me zëmër, dëshirë e zjarr, humb kundër të gjithëve. Për mua është gjëja më e shëmtuar si trajner, se mund të humbësh, por jo kështu. Përgjegjësi jam unë, fajin e humbjes e mbaj unë, se isha shumë i lehtë në këto ditë. Nga sot e mbrapa do të jem rreshteri i hekurt dhe jepini këmbëve të gjithë. / Vipsport.al