
Panuçi u largua nga drejtimi i kombëtares shqiptare, pas asaj humbje që mori ndaj Turqisë me rezultatin 0-2. Shumë çështje plasën te Kombëtarja që në grumbullim, mes tyre edhe ajo e Thomas Strakoshës.
Disa prej mediave italiane e kanë marrë në mbrojtje teknikun e tyre, duke u shpreh se shkarkimi i Panuçit erdhi për shkak të përjashtimit që i bëri Strakoshës. Kjo nisur nga fjalët që trajneri tha pas ndeshjes me Turqinë në konferencë: “Shqipëria është i vetmi vend në botë ku kërkohet të dilet kundër rregullave. Këtu është si një cirk”, ka thënë Panuçi.
Megjithatë e vërteta është krejtësisht e kundërt nga ajo që media italiane raporton, pasi e gjithë Kombëtarja e ka mbështetur Panuçin në vendimin për të përjashtuar Strakoshën, pasi mbi të gjitha disiplina dhe Kombëtarja vjen para të gjithave. /Shqiperia.ch/